Aktualitet dhe Lajme

Mirupafshim paranoja! 4 truke për të çliruar mendjen dhe për të gjetur qetësinë e brendshme

Share

Në një botë të karakterizuar nga angazhime dhe lidhje të vazhdueshme, ndalimi i të qenit paranojak dhe çlirimi i mendjes janë akte të kujdesit personal që shkojnë përtej thjesht menaxhimit të stresit të përditshëm, ato na lejojnë të rizbulojmë qetësinë e brendshme.
Në ditët e sotme, kushtimi i kohës ndaj praktikave që nxisin qartësinë mendore është bërë në fakt thelbësor për mirëqenien tonë.

Për këtë arsye, ne kemi vendosur t’ju vijmë në ndihmë duke ju sugjeruar disa truke të thjeshta të miratuara nga ekspertët për të çliruar mendjen nga mbipopullimi i mendimeve, për të mos u bërë paranojak dhe për të gjetur një qetësi të brendshme.

4 minuta në ditë meditim janë të mjaftueshme për të gjetur qetësinë
Në këtë periudhë të shkurtër kohe që i kushtoni vetes, gjithçka që duhet të bëni është të uleni në heshtje, të mbyllni sytë dhe të dëgjoni ritmin e frymëmarrjes. Meditimi nuk është thjesht një moment pauze nga furia e përditshme, por një mundësi për të krijuar një hapësirë ​​të brendshme në të cilën mund të lini shqetësimet dhe tensionet. Më pas lejoni që mendimet të rrjedhin dhe të shpërndahen, duke ndërtuar një urë midis botës tuaj të brendshme dhe realitetit të jashtëm.

Shkruani
Praktikoni shkrimin për të mos u bërë paranojak. Përtej aktit të thjeshtë të të shkruarit në letër, ky ushtrim bëhet një udhëtim i brendshëm që mund t’ju ndihmojë të çlironi mendjen. Gjithashtu është e rëndësishme të shhkruani mendimet tuaja pa (para)gjykime. Hedhja e mendimeve në letër do ju ndihmojë jo vetëm të pastroni trurin, por gjithashtu shërben si një terapi personale duke lejuar të merreni me emocione komplekse, që ndoshta nuk e keni guximin t’i ndani me dikë.

Mos e nënvlerësoni rëndësinë e rendit dhe organizimit
Rendi dhe organizimi shkon përtej sipërfaqes fizike të mjediseve që na rrethojnë. Në fakt, ai përfaqëson një mjet të fuqishëm për transformimin dhe mirëqenien mendore. Kjo ndodh sepse kur i përkushtohemi rregullimit dhe çlirimit të hapësirës përreth nesh, ne nisim një udhëtim introspeksioni. Duke zgjedhur me vetëdije atë që duam të mbajmë dhe atë që duhet të hedhim poshtë, ne reflektojmë mbi vlerat tona dhe drejtimin që ne duam t’i japim jetës sonë.

Bëni pushime në momentet më të vështira
Kur përballeni me një situatë stresuese, ndaloni për një sekondë dhe merrni frymë thellë. Futja e pushimeve në rutinën tuaj të përditshme do t’ju ndihmojë të krijoni një hapësirë ​​të shëndetshme për mendjen tuaj. Në momentet më të vështira, në fakt, ekspertët rekomandojnë praktikën e frymëmarrjes së thellë dhe reflektimit të zhytur në mendime përpara se të ndërmerrni sërish veprime.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button