Aktualitet dhe Lajme

Ministri izraelit denoncon SHBA-në për mungesë mbështetjeje

Share

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu iu përgjigj kritikave të një ministri që e konsideroi ndihmën e Uashingtonit të pamjaftueshme.

Netanyahu përshëndeti “miqtë e tij amerikanë” duke i kujtuar se Izraeli “i merr vendimet e veta”.

“Ne nuk kemi nevojë për ndihmë për të ditur se si t’i trajtojmë marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara dhe komunitetin ndërkombëtar,” tha ai në margjinat e një takimi të kabinetit të tij të luftës në Tel Aviv.

“Ne marrim vendimet tona edhe në rast se nuk ka marrëveshje me miqtë tanë amerikanë,” shtoi ai, duke thënë se Izraeli vlerëson “në një masë të madhe” ndihmën amerikane që përfshin “mbështetje në aspektin e armatimit dhe mbështetje për institucionet ndërkombëtare.”

Deklaratat ishin një përgjigje indirekte ndaj ministrit izraelit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir , i cili denoncoi në një intervistë të dielën për Wall Street Journal politikën në rajon të presidentit amerikan Joe Biden.

“Në vend që të na japë të gjithë mbështetjen e tij, Biden është në biznesin e ofrimit të ndihmës humanitare dhe karburantit (për Gazën) që shkon në Hamas ”, tha Ben Gvir.

“Nëse Trump do të ishte në pushtet, sjellja e Shteteve të Bashkuara do të ishte krejtësisht ndryshe”, vlerësoi ai.

Uashingtoni ka thënë vazhdimisht kohët e fundit se dëshiron të zvogëlojë efektet e luftës mbi civilët në Rripin e Gazës. Ai gjithashtu njoftoi javën e kaluar sanksione kundër katër kolonëve izraelitë të akuzuar për dhunë kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar./albeu.com




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button