Aktualitet dhe Lajme

Meloni vizitë në Tiranë më 5 qershor

Share

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni pritet të bëjë një vizitë në Tiranë. Të paktën këtë thonë deri më tani burime mediatike. Në lidhje me këtë vizitë të saj është bërë me dije se ajo do të udhëtojë drejt Tiranës më datë 5 qershor. Ende s’ka të dhëna të tjera mbi axhendën, por sigurisht që do të ketë takim me kryeministrin Edi Rama. Fokusi i vizitës do të jenë kampet e refugjatëve që po ndërtohen në Gjadër, ku ka gjasa të zhvillohet dhe një inspektim i përbashkët. Vizita e Melonit në Shqipëri zhvillohet 3 ditë para zgjedhjeve europiane të 8 dhe 9 qershorit.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button