Një burrë plak nga Zimuri, i mendjes dhe i gojës, kishte pasur një djalë, nga ata që, siç thonë dibranët, “të mos lefshin në derë!” Ishte përtac, nuk punonte dhe i sillte çdo ditë nga një mbrapshti familjes. Por më e keqja ishte se këshillat dhe porositë e vyera të babait, i hynin nga ky vesh dhe i dilnin nga tjetri.
Një ditë, tek po rrinin të dy pranë e pranë, iu shkrep ta pyesë babanë për diçka: Babë! Ban mirë me më tregue si do të ishte ma e mira për ty dhe për mue: Të kisha lindur ma parë, të kisha lindë ma vonë apo mirë që kam lindë tani? Plakun, që ndoshta e kishte munduar gjatë ky mendim, iu përgjigj: Mirë bane që më pyete, o bir!
Me ta thanë drejt, ma mirë do të ishte hem për mue, hem për ty, të mos kishe lindur fare!
Per portalin tone nga Shaqir Skara