Aktualitet dhe Lajme

“Më ka vdekur shoku”, policia e Shkodrës gjen të pajetë letonezin në banesë

Share

Një telefonatë e një qytetari shqiptar që ëhstë rezident në Britaninë e Madhe, ka alarmuar policinë e Shkodrës ditën e sotme, pasi ai i ka njoftuar për vdekjen e shokut të tij nga letonia, i cili kishte ardhur në vendin tonë për pushime.

Sipas policisë E. T., 52 vjeç, rezident në Mbretërinë e Bashkuar, ka njoftuar sallën operative të Policisë së Shkodrës, se në banesën e tij, në lagjen “Gjuhadol”, ka gjetur të pajetë shokun e tij, shtetasin letonez Lauris Zelvis, 38 vjeç , rezident në Mbretërinë e Bashkuar.

Nga veprimet e deritanishme hetimore rezulton se 38-vjeçari i ardhur në Shqipëri, për qëllime turistike, e ka humbur jetën për shkaqe natyrore.

Njoftimi:

Pasditen e sotme, shtetasi E. T., 52 vjeç, rezident në Mbretërinë e Bashkuar, ka njoftuar sallën operative të Policisë së Shkodrës, se në banesën e tij, në lagjen “Gjuhadol”, ka gjetur të pajetë shokun e tij, shtetasin letonez L. Z., 38 vjeç , rezident në Mbretërinë e Bashkuar. Nga veprimet e deritanishme hetimore rezulton se 38-vjeçari i ardhur në Shqipëri, për qëllime turistike, e ka humbur jetën për shkaqe natyrore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës së 38-vjeçarit.

 




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button