Aktualitet dhe Lajme

Mbreti Charles nderon pedagogun shqiptar Andi Hoxhaj, Profesori merr titullin ‘Oficer i Urdhrit të Perandorisë Britanike’

Share

Mbreti i Anglisë Charles III, nderon me titullin “OBE- Oficer i Urdhrit të Perandorisë Britanike”, pedagogun e drejtësisë në Universitetin “College of London”, Andi Hoxhaj.

Emri i Hoxhajt gjendet mes disa personaliteteve të tjera, të nderuar për kontribut në fusha të ndryshme me rastin e festave të fundvitit.

Ky nderim i është dhënë për “shërbime në marrëdhëniet mes Anglisë dhe Shqipërisë”.

Pedagogu shqiptar shkruan në rrjetet sociale: Gjatë gjithë jetës sime, kam pasur fatin të takoj shumë njerëz që më kanë mbështetur gjatë rrugës dhe ju jam mirënjohës të gjithëve. Jam vërtet i nderuar që më jepet ky titull nga Madhëria e Tij Mbreti.

Lajmi cilësohet si mjaft pozitiv në një kohë që shqiptarët më së shumti janë lakuar për emigrim dhe aktivitete të paligjshme në Britaninë e Madhe.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Artikuj të ngjashëm

Back to top button