Aktualitet dhe Lajme

Mbreti Charles III shtrohet në spital

Share

Mbreti Charles III, është shtruar në spital privat të Londër, për t’iu nënshtruar një operacioni të prostatës së zmadhuar.

75-vjeçari do të trajtohet në Klinikën e Londrës, ku Princesha e Uellsit po shërohet pas një operacioni në bark.

“Mbreti u shtrua në një spital në Londër për trajtim të planifikuar. Madhështia e tij dëshiron të falënderojë të gjithë ata që kanë dërguar urimet e tyre dhe është i kënaqur të mësojë se diagnoza e tij ka një ndikim pozitiv në ndërgjegjësimin e shëndetit publik”,-tha në një deklaratë Pallati Mbretëror.

Edhe pse nuk dihet ende zyrtarisht se sa do të qëndrojë në spital, sipas mediave Charles do të qëndrojë i shtruar për dy netë.

Mbretëresha Camilla, tha përpara operacionit se Charles është mirë dhe mezi pret të kthehet në punë.

Zakonisht anëtarët e familjes mbretërore nuk i bëjnë publike detajet e sëmundjeve, duke i konsideruar të gjitha çështjet mjekësore private, por Charles donte të bënte publik operacionin për të inkurajuar burra të tjerë me simptoma të ngjashme, që t’i nënshtroheshin një ekzaminimi mjekësor.

Rikujtojmë, se në portretin e tij zyrtar mbreti Charles III, shfaqet i veshur me uniformën e një admirali të flotës, me medalje dhe me dorën në shpatë.

Fotografia e sovranit në këmbë është bërë në Kështjellën Windsor nga fotografi Hugo Burnand.

Megjithatë, në Mbretërinë e Bashkuar kanë shpërthyer polemikat, sepse portreti kushtoi 8 milionë paund nga qeveria.

“Tetë milionë paund për këtë? Çfarë humbje e turpshme parash”, akuzojnë aktivistët e “Republic”. Lideri i sindikatës së mësuesve, Daniel Kebede, komentoi me ironi mbi iniciativën: “Pikon çatia? Lagështia hyn nga korniza e dritares së plasaritur? Ajo që i duhet shkollës suaj është imazhi i mbretit Charles i printuar në letër me cilësi të lartë”.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button