Aktualitet dhe Lajme

Martesat brenda të njëjtit seks në Kosovë, Krasniqi: Kurti po e përdor këtë komunitet për vota

Share

Të drejtat e komuitetit LGBTI konsiderohet se nuk po respektohen aq sa duhët ne Kosovë.

Kjo gjë ishte paraparë të rregullohej me Projektkodin Civil, i cili para dy vitesh nuk ka marrë mbështetje në Kuvendin e Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti është shprehur i vendosur të kalojë një ndryshim në Kodin Civil të Kosovës që do t’i hapë rrugën legjislacionit për të lejuar bashkëjetesën brenda të njëjtit seks.

Por gazetari Vullnet Krasniqi vlerëson se Kurti vetëm po e përdor këtë komunitet pasi nuk ka gatishmëri për një gjë të tillë.

Sipas tij, këto veprime ai po i kalkulon edhe me vota.

Janë rreth 14 deputetë të shumicës që refuzojnë të votojnë pro kodit të cilët argumentojnë se duan t’i mbrojnë “vlerat e familjes”.

Por Krasniqi thotë se mundësitë për ta votuar Kodin tani janë të mëdha.

Ambasadat e huaja në Kosovë nëpërmjet një deklarate të përbashkët kanë bërë thirrje për respektim më të madh të të drejtave të këtij komuniteti në vendin tonë.

“Çdo vend ka detyrimin të promovojë dhe mbrojë të gjitha të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Është detyrë e çdo qeverie të mbrojë të gjithë personat, pavarësisht nga gjinia, orientimi seksual ose identiteti gjinor, nga diskriminimi dhe dhuna, si dhe të sigurojë që të gjithë personat të gëzojnë mundësi të barabarta dhe trajtim të barabartë.  Megjithatë, diskriminimi, gjuha e urrejtjes dhe përjashtimi për shkak të orientimit seksual dhe identitetit gjinor në Kosovë vazhdojnë dhe ne jemi dëshmitarë të një kthese shqetësuese të të drejtave të personave LGBTIQ+ në nivel global”.

Kosova renditet si vendi më pak mikpritës për personat e komunitetit LGBTI+ në mesin e vendeve të Ballkanit.

/a.r


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button