Aktualitet dhe Lajme

Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët, Gjykata e Romës del me vendim: Duhet të kthehen të gjithë në Itali

Share

Gjykata e Romës ka dalë me një vendim lidhur me marrëveshjen Itali-Shqipëri për emigrantët. Media italiane ‘La Repubblica’ shkruan se gjyqtarët e seksionit të emigracionit në gjykatën e Romës kanë vendosur se të dymbëdhjetë emigrantët që u sollën në Shqipëri duhet të kthehen në Itali. Të gjithë. Që tani. Dhe kjo, pavarësisht se kërkesat e tyre për azil janë refuzuar nga Komisionet territoriale.

Me një vendim ditën e sotme, 18 tetor, gjyqtarët e Romës nuk e kanë konfirmuar ndalimin e të dymbëdhjetë emigrantëve nga Egjipti dhe Bangladeshi, të shpëtuar kapur me 13 tetorit nga Guardia di Finanza në ujërat ndërkombëtare të zonës SAR italiane dhe që u sollën në Gjadër.

Lajm ne perditesim…




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button