Aktualitet dhe LajmeLajme nga DibraMaqellarëPërditshmëriShqipëria

Maqellarë, vëllai vret me thikë vëllanë 23-vjeçar

Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Allabegi të Maqellarës në Dibër, ku ka ndodhur një krim brenda familjes. Mësohet se dy vëllezër janë konfliktuar njëri me tjetrin.

26-vjeçari me iniciale F.T. ka goditur me thikë vëllain e tij B.T. 23 vjeç, duke i shkaktuar vdekjen. I riu ka humbur jetën në spital si pasojë e gjakëdërdhjes.

Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe vijon krehja e zonës me qëllim lokalizimin e vendodhjes dhe kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të ngjarjes.

Source link

Një kafe nga ju!

Back to top button