Aktualitet dhe Lajme

Makina përplas 40-vjeçarin në Tiranë, ndërron jetë në spital

Share

Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Sauk, Tiranë.

Policia bën të ditur se një 40-vjeçar është përplasur nga një makinë dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

“Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 25.05.2024, rreth orës 21:30, në Sauk, mjeti me drejtues shtetasin A. K., 21 vjeç, ka aksidentuar shtetasin H. A., 40 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

/a.r


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button