“Madama Butterfly” rikthehet në skenën e TKOB
Pas 8 vitesh rikthehet në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, kryevepra e Puccinit “Madama Butterfly” që premierën e parë në skenë e pati në La Scala më 1904.
Mbetet një nga operat më të suksesshme, historia e të cilës edhe sot godet aktualitetin dhe vjen në një kohë kur shumë gra e vajza janë viktima të një dashurie të pafat dhe pabarazisë gjinore.
“Madama Butterfly” nën interpretimin e sopranos italiane Anna Pirozi dhe me regji të Manu Lalli u ngjit mbrëmë në skenë për të na kujtuar këtë realitet të pasyqruar në këtë kryevepër operistike.
“Këtë situatë që ka jetuar “Madama Butterfly” e gjejmë edhe tani në shoqërinë tonë, në Itali dhe kudo. Ajo është një vajze e shfrytëzuar, e braktisur dhe kjo dhunë është akoma edhe sot. Me këtë shfaqje ne risjellim këtë tematikë të fortë për të sensibilizuar”, tha Ana Pirozzi.
E druajtur gjatë gjithë karrierës së saj për të marrë përsipër këtë rol, Anna Pirozi zgjedh që debutin për “Madama Butterfly” ta bëjë në shqipëri.
“Ky rol është shumë i rëndësishëm për mua dhe për shumë vjet nuk e kam bërë dot sepse është shumë i vështirë nga ana profesionale dhe nga ajo emocionale, dhe gjatë karrierës sime nuk më është propozuar si rol, sepse për repetorin tim është shumë dramatik por mendoj që tani ishte momenti I duhur për ta interpretuar”, tha ajo.
Martesa e një vajze japoneze me një ushtar amerikan, është kthesa e fuqishme e personazheve deri në fundin tragjik. Vepra operistike do të vijë në skenë si produksion i ri i “Festival Puccini di Torre di Lago” dhe me interpretim të artistëve italiane me solistët e Tetarit të Operas dhe Baletit.
/a.r
Huazuar nga Javanews.al