Aktualitet dhe Lajme

Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj konfirmojnë ribashkimin e tyre

Share

Lumbardhi dhe Kaderi krijuan një romancë në shtëpinë e “BBVK” ku të dy ishin konkurrentë të formatit e ndërsa Lumbardhi u shpall fitues.

Edhe pas daljes së tyre nga shtëpia, çifti kishte një marrëdhënie të qëndrueshme dhe atëherë kur gjithçka dukej se po shkonte më së miri, çifti bëri “boom”. Marrëdhënia e tyre pësoi një krizë.

Dyshja ka dalë nëpër intervista ku madje Lumbardhi deklaroi se ishin ndarë dhe i uroi Kaderit më të mirat, por siç duket asgjë s’ka qenë e vërtetë.

Lumbardhi sapo ka postuar në llogarinë personale të Instagramit Kaderin teksa përbri shkruan: ”Zemra”… duke konfirmuar kështu ribashkimin mes tyre.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button