Lulzim Basha njofton konferencë për shtyp
Këtë të enjte, në orën 17:00, Lulzim Basha, ka thirrur një konferencë për mediat, për t’iu përgjigjur çështjeve që mund të marrin vëmendje.
Më e fundit lidhet me faktin pse nuk ka folur, më pas gjyqi për vulën e partisë, por edhe për Sali Berishën, masën e arrestit ndaj tij, por edhe fakti që nuk shkoi të votojë në seancë plenare për heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit.
Gjithashtu, interes ka edhe ҫështja e reformës zgjedhore.
Si ai po përgatiet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, nëse do i përgjigjet ftesës për bashkim të Boçit e Bardhit.
Prej 21 marsit të vitit 2022, kur vendosi të dorëhiqej formalisht si kryetar i PD, Lulzim Basha, nuk ka dalë para mediave, por ka dhënë mesazhe të shkurtra për mediat, më e fundit në përvjetorin e gazetës Rilindja Demokratike.