Aktualitet dhe Lajme

Lufta në Izrael, Hamasi publikon videon e re të tre grave që mbahen peng në Gaza

Share

Hamasi postoi një video në Telegram më herët të premten, ku shfaqeshin tre pengje izraelitë, dy prej të cilëve paraqiten si ushtarë.

Të tre gratë janë identifikuar zyrtarisht nga AFP, në bazë të burimeve zyrtare ose të komunitetit, si të mbajtura peng nga sulmi i Hamasit në Izrael më 7 tetor.

Tre femrat thonë në videon, e cila zgjat pak më pak se 5 minuta, se ato janë mbajtur peng për 107 ditë, duke sugjeruar se video mund të jetë filmuar të dielën.

Videoja u publikua disa orë pasi një vendim i organit më të lartë gjyqësor të OKB-së i bëri thirrje Izraelit të parandalojë çdo akt të mundshëm të “gjenocidit” dhe të lejojë që ndihma humanitare të arrijë në Gaza.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button