Aktualitet dhe Lajme

Lufta në Gaza, pas SHBA-së dhe Kanadasë, Finlanda e Britania pezullojnë fondet për UNRWA

Share

Pas SHBA-së, Kanadasë, Australisë dhe Italisë, edhe Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar pezullimin e financimit të UNRWA-s, pas akuzave izraelite se disa prej anëtarëve të saj janë përfshirë në sulmin e Hamasit më 7 tetor.

“Britania është e tronditur” dhe ka vendosur të “pezullojë përkohësisht të gjitha financimet” për agjencinë e OKB-së për palestinezët “ndërkohë që po shqyrton akuzat”,- tha ministria e Jashtme britanike.

Listës së vendeve që kanë pezulluar mbështetjen financiare i është bashkuar edhe Finlanda.

UNRWA reagoi ndaj provave të paraqitura nga Izraeli duke hapur një hetim të brendshëm dhe duke pushuar nga puna “disa” operatorë.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button