Aktualitet dhe Lajme

Liberalizimi i vizave për Kosovën, Igli Hasani: Një hap i vonuar

Share

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, shprehet se vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, është i shumëpritur dhe i merituar.

Postimi:

“E sotmja është një ditë e mirë për Kosovën, pasi qytetarët e saj më në fund kanë filluar të përfitojnë nga liberalizimi i vizave, i shumëpritur dhe i merituar, me Bashkimin Evropian.

Një hap i vonuar, që nuk është  i dobishëm vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe BE-në. Gëzuar Vitin e Ri Kosovë!”, shkruan ai.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button