Aktualitet dhe Lajme

Lëvizte i armatosur, arrestohet 22-vjeҫari në Tiranë

Share

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, u finalizua operacioni policor i koduar “Arbana”.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme, në bashkëpunim me atë të Forcës së Posaçme Shqiponja, në DVP Tiranë.

U kap në flagrancë, duke lëvizur i armatosur, vihet në pranga një 22-vjeçar. Sekuestrohen, në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit pistoletë me krëhër dhe municion luftarak, si dhe fara kanabisi, që iu gjetën 22-vjeçarit gjatë kontrollit të banesës.

Shërbimet e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me ato të Forcës së Posaçme Shqiponja, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut, ndodhej një shtetas të armatosur, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Arbana”, për kapjen e tij.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi R. M., 22-vjeç, banues në Arbanë. Gjatë kontrollit të shtetasit R. M., shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan sasi municioni luftarak si dhe fara të dyshuara kanabisi. Nga informacionet e marra dyshohet se ky shtetas armën e zjarrit e kishte për ta shitur.

Po punohet për identifikimin e personave të tjerë, të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i tij dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Artikuj të ngjashëm

Back to top button