Lajme nga DibraOJQ dhe OJFPërditshmëriShqipëria

Lançohet Projekti “Mbështetja e të rinjëve fermer në Qarkun Dibër për të rritur të ardhurat e tyre ekonomike nëpërmjet kultivimit të Bimeve Mjeksore Aromatike

Share

Shoqata Ekspertët e Rinj Mjedisor ( SHERM Albania) organizoj sot takimin e parë për lançimin e Projektit: “Mbështetja e të rinjëve fermer në Qarkun Dibër për të rritur të ardhurat e tyre ekonomike nëpërmjet kultivimit të Bimeve Mjeksore Aromatike  (GREEN ECONOMY)” i cili finacohet nga Bashkimi Euopian nepermjet Volontari Nel Mondo – RTM Albania. Qëllimi i Projektit është: Te forcojmë kapacitetin e te rinjëve fermer mbi promovimin dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore (në rastin tonë bimeve medicinale apo frutat e pyllit) duke trajnuar grupet e interesit (fermeret e rinj) per teknikat e reja te mbledhjes dhe kultivimit ne menyre qe te ulet presioni mbi llojet e ergra.   Projekti do mbështes direkt me mjete finaciare dhe teknike 6 fermer të rinj në zonë për të ngritur bizneset e tyre familjare nëpërmjet kultivimit për të rritur të ardhurat e tyre ekonomike familjare nëpërmjet prodhimit. Keta fermer do trajnohen per Brandimin e produkteve te prodhura që rrit ndjeshem të ardhurat e tyre ekonomike familjare, do behet një ekspeditë studimore në vendin fqinjë Kosovë për të parë nga afër përvojat e bizneseve të sukseshme për Bimët Mjeksore Aromatike. Pjesëmarrës në ketë  aktivitetit ishin grupet e interesit si, Bashkia Diber, Drejtoria e Bujqesise, Adminstrata e zonave te Mbrojtura, Fermerët dhe Blegtorët e zonës, Organizatat Lokale etj ku u njohën nga afer me projektin dhe sesi mund te bashkepunojm për ta cuar me tej ketë nisme në mbeshtetjen e fermereve të zonës, duke siguruar punësim e tyre dhe rritur të ardhurat e tyre ekonomike familjare por në të njëjtën kohe duke qenë miqesor me mjedisin duke mos dëmtuar biodiversitetin dhe florën e zonës.

Gjatë takimit u ngritën një sërë cështjes që shqetësojne fermerët e zonës kultivues dhe ata grumbullues, që duhen adresuar me tej për ti zbutur sadopak këto problem ndërmjet shkembimit të eksperiencave dhe informacionit ndërmjet tyre.

Shoqata ekspertet e rinj mjedisor

Volontari nel Mondo RTM

Bashkimi Europian ne shqiperi

Adad Malore

Një kafe nga ju!

Back to top button