Aktualitet dhe Lajme

Ky është 42-vjeçari që shfrytëzonte për prostitucion 16-vjeçaren në Tiranë, kishte edhe 3 gra të tjera në shtëpi

Share

Policia e Tiranës, ka vënë në pranga shtetasin Dervish Hasi, pasi akuzohet se shfrytëzonte për prostitucion një 16-vjeçare, për një periudhë 2-vjeçare.

Mësohet se shtetasi Dervish Hasi, kishte përdorur si bashkëshorten e tij të katërt vajzën 16- vjeçare.

Hasi njihet si besimtar mysliman dhe kishte edhe 3 gra të tjera në shtëpi.

E mitura shkonte në shtëpinë e Hasit në intervale të shkurtra kohore, 3 deri në 4 ditë, ndërsa dyshohet se Hasi ka kryer marrëdhënie s*eksuale me të, e cila do të konfirmohet përmes akt-ekspertizës.

Me vajzën ai është njohur që kur ajo ishte 14-vjeçe.

Hasi është një person i njohur për policinë, pasi ka qenë edhe i hetuar nga SPAK.

Prokuroria e Posaçme, kishte dyshime se ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button