Aktualitet dhe Lajme

Kurbin/ Ekzekutohet me armë zjarri ekonomisti i një firme inertesh, plagoset pronari

Share

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në Kurbin në fshatin Gurëz. Bëhet me dije se viktimë ka mbetur S.M, 70-vjeç, ekonomist i një firme inertesh.

Ndërsa i plagosur ka mbetur A.Gj 51-vjeç, pronari.

“Rreth orës 07:00, është marrë njoftim se në fshatin Gurez, Kurbin, në ambientet e një firme ku përpunohen inerte, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi S. M, rreth 70 vjec, ekonomist i firmës, si dhe është plagosur pronari shtetasi A. GJ, rreth 51 vjec, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore.
Shërbimet e Policisë Vendore kanë shkuar në vendngjarje, është rrethuar zona dhe vijon kontrolli i territorit.

Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale Renea.

Në një moment të dytë do të ketë njoftim më të plotë në lidhje me ngjarjen”,- njofton policia.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button