Aktualitet dhe LajmeBulqizëLajme nga DibraLajmi i funditPërditshmëri

Video/Kultivim kanabisi, 3 të arrestuar në Bulqizë

Share

Foto kortezi gjatë aksionit: Policia e Shtetit

Policia e Shtetit njoftoi këtë të martë, arrestimin e 3 personave të përfshirë në kultivimin e bimës narkotike “Kanabis Sativa”. Operacioni policor i koduar “Gracka” u zhvillua në fshatin Golevisht të Bulqizës. Gjatë kontrolleve u zbulua një miniserë që shërbente për kultivimin e bimës narkotike Kanabis Sativa dhe më pas do të transportoheshin me kafshë për t’u mbjell në pyll.

“Pas sigurimit të provave, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër ka lëshuar urdhrat e ndalimit për 3 shtetas, të cilat janë ekzekutuar menjëherë nga shërbimet e Policisë. Konkretisht janë ndaluar shtetasit: A. C., 52 vjeç, banues në Peshkopi; A. C., 30 vjeç dhe E. L., 34 vjeç, të dy banues në fshatin Viçisht, Bulqizë.” thuhet në njoftimin e DVP Dibër.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e të ndaluarir A. C., ku janë gjetur dhe sekuestruar 2 armë gjahu që ai i mbante pa leje.
“Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.” thuhet në njoftimin e DVP Dibër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

 

Huazuar nga BulqizaIme

Back to top button