Aktualitet dhe Lajme
Kombëtarja nis përgatitjet për Suedinë/ Ekipit i bashkohet Etrit Berisha
![](https://nediber.com/wp-content/uploads/2024/03/ekip-780x470.jpg)
Pas sfidës me Kilin, Kombëtarja shqiptare ka nisur menjëherë përgatitjet për miqësoren e dytë të Marsit ndaj Suedisë.
Kuqezinjtë kanë zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore paraditen e të shtunës në stadiumin “Ennio Tardini” të Parmës, ndërsa pasdreke janë nisur drejt Suedisë.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se Etrit Berisha ka udhëtuar me ekipin për sfidën ndaj Suedisë.
Në seancën e sotme, lojtarët që u aktivizuan titullarë me Kilin zhvilluan vetëm disa ushtrime fizike dhe pa top.
Sfida Suedi-Shqipëri do të luhet më datë 25 Mars në ora 19:00, në stadiumin “Friends Arena”. Ndeshja do të transmentohet pa pagesë në televizionin kombëtar Klan.
Tv Klan
Huazuar nga StartNews.