Aktualitet dhe Lajme
Kërcënuan 33 vjeçarin me armë zjarri, shpallen në kërkim tre të rinj në Vlorë
![](https://nediber.com/wp-content/uploads/2023/12/makine-policie-1-780x435.png)
Tre të rinj në Vlorë janë shpallur në kërkim pas një denoncimi të bërë nga një 33 vjeçar. Ky i fundit ka pretenduar se e kanë kërcënuar me armë zjarri.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasve J. A., 29 vjeç, E. A., 27 vjeç dhe G. B., 24 vjeç, të tre banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, ka kallëzuar shtetasi E. H., 33 vjeç, banues në Cërrik, se këta shtetas e kanë kanosur me një send të ngjashëm me armë zjarri, për motive të dobëta. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit G. B. u gjet dhe u sekuestrua një sasi municioni luftarak.”, njofton policia.