Aktualitet dhe Lajme

Kalimet me gomone drejt Anglisë, arrestohet “shefi” shqiptar i grupit që kontrabandonte emirgantë

Share

Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar në Britaninë e Madhe pas një hetimi të Agjencisë Kombëtare të Krimit për kontrabandën e njerëzve.

I riu u arrestua nga oficerët e NCA mëngjesin e të enjtes në shtëpinë e tij në Cheshunt, Herts, me dyshimin se ka ndihmuar në emigracionin e paligjshëm.

24-vjeçar shqiptar dyshohet se ishte organizatori kryesor i një grupi kriminal që rregullonte kalimin me gomone të emigrantëve.

Ai dyshohet gjithashtu se ka përdorur një pasaportë, të siguruar përmes mashtrimit, për të hapur një numër llogarish bankare, të cilat janë përdorur për depozitimin dhe pastrimin e parave të bëra nga kriminaliteti.

“Ky arrestim është bërë pas një hetimi disamujor për kontrabandën e njerëzve duke përdorur gomone  përtej Kanalit. NCA nuk do të lërë gur pa lëvizur, në çdo hap të rrugës së kontrabandës së njerëzve, për të luftuar autorët e krimit të organizuar të imigracionit”, tha shefi i Operacioneve të NCA, Andy MacGill./albeu.com




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button