Aktualitet dhe LajmeHistori dhe TregimePersonalitete

Ka pas burra Dibra: Esnafi mbetet esnaf sa jeta!

Share
Një dibran shkon tek kullat e Murat Kaloshit. Me vete merr të vetmen dele që kishte. Murati, si burrë esnaf e fisnik që ishte, e pret bujarisht.
Or, Murat i thotë dibrani, – e di se mikun kulla e Kaloshit nuk e pyet përse ke ardh, por unë kam me ta qa një hall.
– Po fol, he burrë, – i thotë Murati.
– Unë kam vetëm një dele, or aga, dhe ta kam sjellë që të ma ruajnë barinjtë e tu në stane.
– Po, -i thotë Murati, – dërgoje ke stanet e mia në Gramë.
– Dibrani e çon delen atje ku Murat Kaloshi kishte dy mijë krerë.
Pas një viti i zoti i deles vete tek stanet të marrë delen me qingjin.
– Delen tande, or mik, e ka hangër ujku – i thanë barinjtë! Dibrani shkon te kulla ke Murati dhe i thotë:
– Or, Murat, atë delen që ma çove, sipas porosisë tande ke stanet, e kishte ngranë ujku!
Murat Kaloshi urdhëron barinjtë që t’i japin të zotit të deles aq sa qumësht, mish e lesh jep një dele për një vit edhe 20 krerë dele nga më të mirat në dy mijë krerë.
-T’u rritt emni, or Murat Kaloshi – uroi dibrani, se esnafi mbetet esnaf sa jeta!
Histori e huazuar nga librin i autorit dibran Mevlut Buci me titull: Alegoria e Dibrës Fillozofi e Shekujve
Back to top button