Aktualitet dhe Lajme

Janë puthur apo jo? Baby G dhe Albano ndajnë të vërtetën e tyre

Share

Të dashuruar apo jo? Edhe këtë të premte spektakli Ferma VIP është fokusuar te marrëdhënia mes Albanos dhe Baby G, të cilët po përjetojnë një marrëdhënie shumë të ndërlikuar, ku Albano pretendon se ka ndjenja, ndërsa baby G e cilëson një lojë.

Por një tjetër pikë e diskutueshme është edhe “puthja” mes tyre, të cilën të dy e mohojnë kategorikisht.

Pjesë nga biseda:

Fjoralba: Pse u bë mish mash kjo puna juaj?

Albano: Në asnjë vend. Çdo gjë është e vërtetë çfarë tha Baby G.

Fjoralba: A ke qenë i vërtetë?

Albano: Po kam qenë i vërtetë. Kjo është një femër e mrekullueshme, përveç pamjes ka dhe virtute të tjera. Nuk e di pse është krim t’i thuash dikujt që ti i pëlqen.

Fjoralba: Po sa i përket asaj që thotë Baby G që kjo është strategji?

Albano: Çfarë thotë Baby g e thotë Baby G, unë thashë atë që ndiej.

Baby G: Pse më ke çuar te ajo pjesa që duke sikur jemi puthur?

Albano: Si të kam çuar?

Baby G: Po thuaj që s’jemi puth.

Albano: Nuk jemi puthur pra.

Baby G: A ke marrë çfarë ke dash?

Albano: Seriozisht e ke?

Baby G: Po seriozisht.

Albano: Mendon se jam kaq djallëzor unë? Nuk di çafër të them.

Baby G: Unë krejt duke të respektuar, kam thënë fjalë të mira. Më ke bërë komplimenta, më ke thënë të dua, të gjitha ato fjalë. Normalisht kam ndejtur afër teje, je njeriu im. Nuk po them që më ke marr me zor.

Albano: Po pse më thua mua më ke çuar atje, pse unë i kam kamerat.


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button