Aktualitet dhe Lajme

Iu dogj lokali, reagon ashpër nënkryetarja e Zveçanit: Nuk më frikësojnë as Lista Serbe e as “Brigada e Veriut”

Share

Nën dyshimet se Lista Serbe apo organizata terroriste “Brigada e Veriut” janë përgjegjësit për djegien lokalit të saj, nënkryetarja e Komunës së Zveçanit, Natasha Tomaniq, ka ritheksuar se nuk mund ta frikësojë askush dhe se do të bëjë një ndërtesë edhe më të madhe, sesa lokali që iu dogj.

Ajo ka thënë se grupet kriminale në veri të Kosovës nuk e kanë më sundimin që kishin dhe se punësimi i serbëve në institucionet e Kosovës po iu pengon atyre.

Barcelona ka gjetur zëvendësuesin ideal të Busquets – ai kushton vetëm 30 milionë euroBitcoin arrin vlerë rekordeKapen 51 kg drogë në Korçë, arrestohet i dyshuari që do ta transportonte drejt Greqisë …Arrestohet një person nga Kumanova, u shiste drogë të burgosurveEkuipazhi i anijes më të madhe lundruese në botë shpëton 14 persona të bllokuar në det
“Nuk mund të akuzoj askënd personalisht, por sipas meje nuk është askush, pos Listës Serbe ose ‘Brigadës së Veriut’. Sepse ata janë qartazi kundër punësimit të neve serbëve në institucionet e Kosovës”.

“… Nuk frikësohem. Është evidente që e kanë pas sundimin në këtë pjesë të Kosovës në këto vite dhe tash i ka dalë nga dora kjo situatë dhe këto janë qëllime që ta pengojnë punën tonë”, ka thënë Tomaniq në një intervistë për TV Dukagjinin.

I vihet zjarri një dyqani të rrobave në Zveçan, pronarja dyshon se i është bërë qëllimshëm
Lexo po ashtu
I vihet zjarri një dyqani të rrobave në Zveçan, pronarja dyshon se i është bërë qëllimshëm
“Disa serbëve nuk po u konvenon që serbët të punësohen në institucionet e Kosovës. Sa më përket mua unë atyre nuk iu frikësohem, tash do të bëj një ndërtesë edhe më të madhe dhe do të sjell këtu njerëz nga jugu, që ta dinë këtë”, ka shtuar ajo.

Tomaniq ka treguar se si ka ndodhur djegia e lokalit të saj.

“Kam dal te lokali për të parë çfarë ka ndodhur. E potencoj që xhami nuk kanë qenë i thyer, ka qenë vetëm një pjesë nga ku kanë hedhur mjetin shpërthyes brenda. Zjarri ka qenë në mes të lokalit. Pra nuk ka mundësi të ndodhë për ndonjë arsye tjetër, energjisë elektrike apo diçka tjetër. Pasi mjeti shpërthyes është futur nga jashtë dhe një pjesë e vogël e xhamit ka qenë e thyer”, ka theksuar nënkryetarja e Zveçanit. /Dukagjini/




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button