Aktualitet dhe Lajme

‘Isha fëmijë, familja qëndroi në Prishtinë’/ Dua rrëfen largimin nga Kosova

Share

Ylli shqiptaro-britanik, Dua Lipa ka emocionuar me një rrëfim të bërë së fundmi në emisionin e famshëm britanik “The Graham Norton Show”, ku ka folur për sakrificat e emigracionit që në moshë të vogël me familjen e saj.

E lindur fillimisht në Londër nga prindër shqiptarë që ikën nga konflikti dhe paqëndrueshmëria politike në Ballkan, Dua u largua nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 2008 kur familja e saj u zhvendos në Prishtinë për të jetuar, pasi Kosova shpalli pavarësinë.

Megjithatë, pas disa vitesh, Dua vendosi të kthehej në Britaninë e Madhe në moshën 15-vjeçare për të ndjekur ëndrrat e saj për t’u bërë një yll i muzikës pop, shkruan DailyMail.

Ajo shpjegoi: “U ktheva në Londër nga Kosova vetëm kur isha 15 vjeçe sepse kishte më shumë mundësi në muzikë në Londër. Ishte një kohë e mirë”.

E pyetur se si ndihej duke bërë një lëvizje kaq të madhe në një moshë kaq të re, interpretuesja e hitit “Levitating” zbuloi se pavarësisht mungesës së tyre fizike ajo ndihej jashtëzakonisht e mbështetur nga familja e saj.

“Jam shumë pranë prindërve të mi, të cilët më besuan shumë, ndaj isha sa më mirë. Familja ime më mbështet në të gjitha çmenduritë”, ka treguar Dua.

Dua u kthye në Britaninë e Madhe në vitin 2014, pasi besonte se duhej të shpërngulej nëse donte të depërtonte në tregun ndërkombëtar të muzikës.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button