Aktualitet dhe Lajme

Ish-zv.kryeprokurori: Politikanët që kanë bashkëpunuar me grupet kriminale janë të tmerruar nga SPAK

Share

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdaraj i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, foli për goditjen e shtatë grupeve kriminale nga SPAK.

Ai tha se politikanët që kanë bashkëpunuar me grupet kriminale janë të tmerruar.

“Politikanët janë të tmerruar. Kush ka bashkëpunuar me grupet kriminale është ë tmerruar. Kam informacion. SPAK ka treguar se nuk ndihet i kërcënuar.

Pa filluar pushimet e gushtit, këto lëvizje tregojnë se po shtohen provat. As në vendet intime nuk je më i sigurt se çfarë bisedon. Dua të them që lum ata zyrtarë që janë vendosur në rrugën e drejtë të historisë. Lum ata që janë vendosur në anën e drejtë të historisë.”, tha prokurori.

Ndër të tjera ish-prokurori tha se “Se ça halli ka doktori asnjë tjetër përveç tij nuk e di. Ata që sulmojnë SPAK aq më shumë me gjysmë të vërteta, siç është dekonspirimi. Kjo është luftë dhe brenda luftës ka njerëz që nuk e mbajnë dot luftën. Hetimi është i gjatë, ndaj mund të ketë rrjedhje të informacionit. Krimi me politikën ka nisur që në vi9tet ’97. Filloi vrasjet me armë dhe u shënuan organizata e para. Bashkëpunimi me njerëz të politikës ka vazhduar. Këto organizata kriminale janë ndërtuar edhe pa qenë deputetë këta individë. Lajmi nuk është që njerëzit duan të bëjnë politikë, por lajmi është që SPAK ka goditur njerëz që janë të PS-së. kjo është për tu përgëzuar. Ne kur na del një dekonspirim e nuhasim se nga vjen”./m.j


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button