“Ikën braziliani”, “kush ju tha që ikën”: Tetova e Demrozi ngaëtrrohen për Fernandon
“Kur u mundëm me Tiranën vjet deklarova se këtë sezon do të ishim më mirë. Kupa nuk ishte objektiv, por pastaj gjatë ecurisë, kur bëmë mirë, thamë pse mos ti tentonim të dyja trofetë”. Edlir Tetova dukshëm i lumtur për arritjen e titullit kampion, ka zbuluar edhe strategjinë fituese që bllokoi Partizanin. “Në pjesën e parë e markuam mirë Mbanë dhe aty erdhi dhe goli. Unë e pata deklaruar që është lojë episodesh edhe ne e kishim mundësine, goditëm shtyllën, ishim më pranë golit. Fitoren ja dedikoj familjes time dhe Edmond Zallës, kam mirënjohje pafund për atë njeri. Mbas dy ditësh nisem me pushim dhe do kemi 1 javë pushime”.
KONTRADIKTA ME PRESIDENTIN
Pastaj tekniku i ngacmuar për merkaton, pranoi se i vetmi që do të largohet nga Egnatia është Fernando: “Ikën vetëm Fernando nga skuadra, kemi dy oferta për dy lojtarë, por qëndrojmë me këmbë në tokë”, deklaroi Tetova. Një deklaratë që e ka përplasur me presidentin Demrozi, që i pyetur për largimin e brazilianit kundërshtoi: “Fernando nuk largohet, nuk e di kush e ka nxjerrë këtë lajm, por ka edhe 1 vit kontratë me ne. Edhe Tetova ka 3 vite kontratë. Rritje rroge? Merr boll”, u shpreh Dermozi.
Lexo më tej: Video/ Dwamena i pa nga Lart, Egnatia e nderoi në fushë: festa e titullit e rrogozhinasve
Pastaj për trofeun e kampionit, numri 1 i Egnatias iu kthye një fraze të vjetër, të thënë nga ai kur fitoi Kupën e Shqipërisë sezonin e kaluar:
“Patë këtë që nuk e kishit parë. Këtë trofe ja dedikoj familjes sime, në radhë të dytë Dëamena, që dha gjithçka për Egnatian, në radhë të tretë çunave që janë heronjtë sot. Unë e besoja që do të fitoja të 2 trofetë. Vjet iu kamë thënë skeni parë gjë akoma. Këtë vit e treguam. Vetëm sot skam pasur frikë nga Partizani, i shikoja çunat shumë të karikuar”.
Huazuar nga Lapsi.al