Aktualitet dhe Lajme

I vuri flakën makinës së ish-të dashurit, tenton t’i djegë edhe banesën, flet 41-vjeçarja: Ia kam blerë unë, vendosa t’ja djeg pasi u ndamë

Share

Uniformat blu në Durrës, kanë arrestuar një 41-vjeçare, pasi i vuri flakën automjetit të 42 vjeçarit me iniciale K.S.

Në pranga ka rënë Dorina Stafa, 41-vjeçe, banuese në Tiranë, ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i saj M.S, 35-vjeç i cili akuzohet si bashkëpunëtor në krim.

Gjithashtu, nisi hetimi në gjendje të lire për shtetasin italian F. C., 58-vjeç, për moskallëzim krimi.

Burime nga policia bëjnë me dije se shkak për ngjarjen është bërë ndarja e autores nga 42 vjeçari.

Ajo ka deklaruar se i kishte blerë atij makinë dhe banesë, por pasi ishin ndarë kishte vendosur t’u vinte flakën pronave që 41-vjeçarja i konsideronte të sajat.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button