Aktualitet dhe Lajme

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, arrestohet 54-vjeçari shqiptar në Itali

Share

Një 54-vjeçar i shpallur në kërkim për vrasje me paramendim është arrestuar sot në Ostia të Italisë.

Shqiptari akuzohet për një vrasje me paramendim e kryer në Belgjikë në vitin 1999.

Mediat italiane shkruajnë se 54-vjeçari u arrestua pas kontrollit në rrugë dhe identifikimit të mëpasshëm me sinjalistikë fotografike.

Arrestimi u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Belgjikës./Albeu.com/




Huazuar nga portali Albeu.com

Back to top button