Visit Diber
I bukuri Rabdisht
A e dini se përse Rabdishti eshtë fshat turistik:
Shtëpitë e gurta karakteristike, rrugicat me kalldrëm, dhe catitë me rasa guri kanë qenë elementët tradicional që e bëjnë këtë fshat dallues nga të tjerët.
Bukuritë natyrore të Luginës së Shërimit qe ka si burim kryesorë ujërat termale te Llixhave,
Bjeshka e Rabdishtit, Kodrat e punuara në dy anët e fshatit, Lugu arushës dhe lugina e përroit e veshur me arra, Boroviku me pyje dhe masiv gipsi te bardhë, krijojnë një pejsazh natyror të mrekullueshëm për turizëm.
Mikpritja e banorëve të fshatit, historitë dhe legjendat janë një nga trashëgimnitë më të
pasura që kane trashëguar dhe po e vëne në shërbim të turizmit.