Aktualitet dhe Lajme

I akuzuar për mashtrim, arrestohet banori brenda në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania” (VIDEO)

Share

Një ditë pasi u bë pjesë e “Big Brother VIP”, policia ka shkuar në ambientet e shtëpisë, për të arrestuar konkurrentin Liam Osmani, 44-vjeç, i cili akuzohet për mashtrim.

Ky shtetas, në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.

Njoftimi:

“Tiranë

Strukturat e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin bënë ndalimin e shtetasit Liam Osmani, 44 vjeç, teksa ai ndodhej në shtëpinë e Big Brother Albania Vip 3.

Prokuroria e Tiranës, më datë 09.05.2022, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 23.02.2022, për dënimin e këtij shtetasi me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”.
Ky shtetas, në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

 




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button