Aktualitet dhe Lajme

Hapet testamenti i Vassilis Karas, kush do të trashëgojë pasuritë marramendëse të këngëtarit grek

Share

Avokati i artstit të ndjerë grek, Vasilis Karas, i cili ndërroi jetë në dhjetor të vitit të kaluar lexoi dje testamentin e këngëtarit të njohur.

Testamenti u hap rreth gjashtë muaj pas vdekjes së artistit të madh.

Mediat greke bëjnë me dije se bëhet fjalë për një pasuri me vlerë 10 milionë euro, të cilën artisti kishte vendosur që t’ia trashëgonte vajzës së tij dhe bashkëshortes, sipas testamentit.

50% e pasurisë së këngëtarit do të trashëgohet nga gruaja e tij dhe 50% e mbetur nga vajza e tij.

Për sa i përket autorësisë së këngëve të tij për 50 vitet e ardhshme ato do t’i përkasin bashkëshortes së tij Christina.

Çfarë përfshin trashëgimia që Vassilis Karras i la familjes së tij

• Shtëpia private në qendër të Selanikut
• Restorant “Fshati i paqes”
• Fermë në Kokkinohor Kavala
• Vilë buzë detit
• Një apartament luksoz në Athinë
• Depozitat bankare
• E drejta e autorit për këngët e tij, të cilat për 50 vitet e ardhshme i takojnë gruas së tij

Këngëtari popullor laik grek Vasilis Karras, i njohur për zërin e tij të dallueshëm, vdiq pas një beteje të gjatë me kancerin. Ai ishte 70 vjeç.

Ai ishte trajtuar në Qendrën Mjekësore Evropiane Ndërballkanike dhe së fundmi ishte infektuar me Covid-19.

Karras (mbiemri Kesoglidis) lindi më 12 nëntor 1953 në Kokkinohori, afër Kavalës, Greqia veriore dhe u shpërngul me familjen në Selanik kur ishte 10 vjeç.

Në vitin 1969, teksa punonte në një servis makinash, dhe nisi një paraqitje mjaft të suksesshme në klubin “Prosfygas” në Selanik.

Në vitin 1980 ai regjistroi albumin e tij të parë, Alismonites Ores, i cili e nisi Karrasin në rrugën e gjatë drejt famës dhe njohjes.

Albumi i tij më i shitur ishte ”M’echis kani aliti” (1997). Gjatë karrierës së tij prej dekadash ai ka punuar me disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës laiko dhe ka kënduar në klubet e natës në Athinë dhe Selanik.

/a.r


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button