Aktualitet dhe LajmeLajme nga DibraLajmi i funditPërditshmëri

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për “Skavicën”

Share

Sipas Panorama.com.al:

Gjykata Kushtuese ka zhvilluar një seanca gjyqësore për 6 orë e 30 minua,  pasi tre organizata kërkuan shfuqizimin e ligji dhe vendimin qeveritar, që i hapin rrugën ndërtimi të hidrocentralit të Skavicës në Kukës.

Kushtetuesja pasi ka marrë parasysh kërkesën, ka deklaruar se duke qenë se projekti është në fazën fillestare dhe jo në atë ndërtimit, nuk mund të ketë shfuqizim të këtij vendimi.

Gjykata vlerësoi se kërkuesit legjitimohen vetëm për pretendimin për cenimin e së drejtës së informimit për çështjet mjedisore dhe duke qenë se ligji ndodhet akoma në fazën e parë të zbatimit të tij, shkeljet e konstatuara para miratimit të ligjit mund të riparohen ende përmes ndërmarrjes së hapave konkretë për përfshirjen e publikut në informacion dhe vendimmarrje.

“Duke pasur parasysh se ligji e rregullon projektin e Sakavicës ne dy faza dhe faza e dyte fillon vetem nese finalizohet faza e pare, Gjykata vleresoi se kerkueset legjitimohen vetem per pretendimin per cenimin e te drejtes se informimit per ceshtjet mjedisore,” thuhet në vendim.

 

Edhe kërkesa e Komitetit të Helsinkit për lirinë ekonomike u legjetimua nga gjykata.

NJOFTIM VENDIMARRJEJE

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në datat 12.12.2023 dhe 10.01.2024 mori në shqyrtim në seancë plenare publike çështjen nr. 6 (Sh) 2023 të Regjistrit Themeitar. me kërkues Shoqata “Kundërshtimi ndaj Digës së Skavicës”, Shoqata “Për mbrojtjen e pronave dhe mjedisit të pellgut të Drinit të Zi dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, me objekt: Shfuqizimi i ligjit nr. 38/2021, datë 23.03 2021 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe ekzekutimin e kontratës me shoqërinë “Bechtel International Inc.” për projektimin dhe ndërtimin e hidrocentralit të Skavices”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit Shfuqizimi & vendimit vir 485, date 30.07.2021 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e kontratës së fazës së parë “Kontrate për shërbime teknike projekti hidroenergjetik i Sakavicës ndërmjet KESH sha dhe Bechtel Limited”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit.

Pezullimi i zbatimit të ligjit nr. 38/2021, date 23:03 2021 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe ekzekutimin e kontratës me shoqërinë “Bechtel International Inc.”, për projektimin dhe ndërtimin e hidrocentralit të Sakavicës dhe të vendimit nr. 485, datë 30.07.2021 të Këshillit të Mirustrave “Per miratimin e kontratës së fazës së parë “Kontratë për shërbime teknike projekti hidroenergjetik i Skavices” ndërmjet KESH sha dhe Bechtel Limited”, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese të hyjë në fuqi.

Gjykata Kushtetuese, e mbledhur sot, më 30.01.2024, pasi mori në shqyrtim kërkesën dhe pretendimet e parashtruara nga kërkueset si dhe prapësimet e subjekteve të interesuara, vlerësoi se: Gjykata ka jurisdiksion per te shqyrtuar pajtueshmerine me Kushtetuten te ligjit 38/2021 dhe nuk ka juridiksion per vendimit nr. 485, datë 30.07.2021 të Këshillit të Ministrave, pasi ky vendim nuk përbën akt me karakter normativ.

Duke pasur parasysh se ligji e rregullon projektin e Sakavicës ne dy faza dhe faza e dyte fillon vetem nese finalizohet faza e pare, Gjykata vleresoi se kerkueset legjitimohen vetem per pretendimin per cenimin e te drejtes se informimit per ceshtjet mjedisore,

Ne lidhje me themelin, gjykata vleresoi se ligji Nr. 38/2021 ka te beje dhe sjell ndikim nder te tjera edhe ne çështjet e mjedisit. Gjate procesit gjyqesor nuk u provua se Kuvendi dhe Keshilli i Ministrave, para miratimit te ligjit te kene zbatuar të drejtën e informimit për se nuk kane kryer procese konsultative me publikun dhe nuk kane garantuar mjedisit pjesënmarrje efektive që në fazën e hershme të hartimit të projektligjit, ku të gjitha alternativat ishin të hapura dhe komuniteti i zonës (me statusin e publikut te ndikuar) të mund të merrte pjesë, sipas detyrimeve te Konventes se Aarhus

Për sa më lart, Gjykata vlerësoi se, duke qenë se ligji ndodhet akoma në fazën e parë të zbatimit të tij, shkeljet e konstatuara para miratimit të ligjit mund të riparohen ende përmes ndërmarrjes së hapave konkretë për përfshirjen e publikut në informacion dhe vendimmarrje. Në përfundim të shqyrtimit të çështjes, Gjykata, njëzëri,

Vendosi:

1) Konstatimin e shkeljes së të drejtës për informim për gjendjen e mjedisit dhe mbrojtjen e tij, të garantuar nga neni 56 i Kushtetutës, ne procedurat e miratimit të ligjit nr. 38/2021;

2) Urdhërimin e autoriteteve publike për të riparuar shkeljen e konstatuar dhe për të garantuar të drejtën për informim gjatë fazës së parë të zbatimit të ligjit nr. 38/2021;

3) Detyrimin për marrjen parasysh ne vijim të rezultateve të procesit të informimit mbi mbrojtjen e mjedisit, për aq sa është e mundur, në zbatim të nenit 8 të Konventës së Aarhusit.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për procedurat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

Material i huazuar nga Panorama.com.al

 

Back to top button