Aktualitet dhe Lajme

Gjykata e Posaçme lë në burg kreun e Dhomës së Avokatisë Korçë

Share

Gjykata e Posaçme, ka lënë në burg kreun e dhomës së avokatisë në Korçë, Arben Lena që akuzohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.

Raportohet se në seancën për caktimin e masës Lena mohoi akuzat, duke pretenduar se arrestimi i tij është i pabazuar.

Lena akuzohet si pjesë e grupit të 5 personave që tentuan të korruptonin me 5 mijë euro gjyqtarët e Apelit të Korçës, për të liruar nga paraburgimi Bledar Kozici, i arrestuar për trafikim refugjatësh.

Nga ky hetim, më parë në pranga me urdhër të SPAK, janë arrestuar 4 persona dhe janë vendosur nën masën “detyrim për t’u paraqitur” dy të tjerë.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button