Aktualitet dhe Lajme

Gjermania tregon forcën e saj, mposht Francën me dominim të plotë

Share

Gjermania ka mposhtur Francën me rezultat të pastër 2-0, në duelin që u zhvillua në ‘Groupama Stadium’ të Lyonit.

Mysafirët morën avantazhin që në startin e ndeshjes me anë të Florian Wirtz (1’) i cili u asistua nga Toni Kroos duke shënuar një gol të mrekullueshëm nga 25 metra për 1-0.

Pas golit të pësuar Franca u këndell paksa duke krijuar tri raste me anë të Kylian Mbappe dhe Ousmane Dembele, por Ter Stegen nuk lejoi që të mposhtej.

Me epërsi minimale të Gjermanisë përfundoi pjesa e parë e këtij ballafaqimi.

Të besuarit e Julian Nagelsmann e nisën fuqishëm pjesën e dytë ku arritën të gjejnë edhe golin e dytë, por krijuan edhe një mori rastesh të tjera.

Gjermania dyfishoi epërsinë kur pas një aksioni shumë të bukur, Jamal Musiala shërben mjaft mirë në zonë Kai Havertz, i cili pa probleme në portën e zbrazët shënon për 2-0.

‘Die Mannschaft’ pati mundësinë që ta thellojë rezultatin edhe më tutje pasi rrezikuan seriozisht portën e Francës me anë të Maximilian Mittelstadt (79’), Thomas Muller (81’) dhe Deniz Undav (82’).

Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati më raste të mira shënimi për ndonjërën skuadër dhe Gjermania mori fitoren me rezultat të pastër 2-0. /Telegrafi/




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button