Aktualitet dhe Lajme

Gazment Bardhi sqaron se kush do të përfitojë nga amnistia penale

Share

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, ka folur nga foltorja e Kuvendit, duke deklaruar se asnjë i dënuar për korrupsion, nuk do të përfitojë nga amnistia.

Gjithashtu, ai tha se çdo gjë tjetër është gënjeshtër.

“Në këto 25 vite kanë përfituar gjithmonë të dënuarit. Kuvendi gjatë kësaj legjislature ka shpallur dhënien fund të kulturës së pandëshkueshmërisë. Falen të gjithë protestuesit. Ne kemi marrë përsipër që të parashikojmë faljen e çdo protestuesve. Ato protestat e shoqërisë civile apo ato politike. Asnjë anëtar i korruptuar, nuk përfiton nga amnistia. Asnjë subjekt që është dënuar apo hetuar nga GJKKO nuk përfiton nga amnistia”, tha Bardhi.

Ndërkohë, në seancën plenare të ditës së sotme do të futen në rend dite për votim 5 ligjet e seancës së 7 marsit, votimi i të cilave u anulua nga Sekretariati i Etikës pas kërkesës së Rithemelimit se nuk pati kuorum për votimin e ligjeve.

Ndër këto 5 ligje, përfshihet edhe ai për zgjatjen me 1 vit të afatiti për ligjet për investimet strategjike, çështje të cilën opozita e ka kontestuar shumë.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button