fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Gazment Bardhi: Për këtë Parlament nuk ka rregulla të shkruara, mjafton urdhri i Ramës

Share

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka apeluar mazhorancën dhe kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, të mbajë pozicionin e saj dhe të qëndrojë larg praktikës së përjashtimeve për opozitën.

Bardhi deklaroi se tani ky Parlament nuk i njeh më rregullat e shkruara, po rvetëm urdhrat e Ramës dhe bandës së tij.

Bardhi:Besoj edhe sot e patë pavarësisht se me një urdhër të paligjshëm pjesa dërrmuese e deputetëve të opozitës nuk u lejuan të hynin në sallë, edhe pse s’kanë bërë asnjë shkelke. Përsëri grupi i PD vijoi aksionin për t’i shpjeguar shqiptarëve se ky nuk është një Parlament normal, dhe sa kohë opozitës i mohohen të drejtat kushtetuese, nuk mund të ketë falsitet. Unë dua të apeloj edhe njëherë mazhorancën dhe kryetaren e Kuvendit që të rishohë pozicionin e saj përket kërkesave legjitime të opozitës dhe të heqë dorë nga arroganca, nga masat që tentojnë të shtypin opozitën në Parlament.

Unë jam përjashtuar nga Kuvendi sepse nuk u lejoka për 45 minuta pa pasur asnjë pengesë ligjore, të futem në sallën e seancave plenare. Dhe për shkak të këtij akti i kërkova llogari kryetares së Kuvendit për pengesën që iu bëri deputetëve. Vetëm për këtë shkak jam përjashtuar. Kjo tregon që për këtë Parlament nuk ka më rregulla të shkruara, mjafton vetëm urdhri i Ramës dhe i bandës së tij”, u shpreh ai.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button