Aktualitet dhe Lajme
FOTO/Vajza dhe gruaja e Silvinjos në mbështetje të Shqipërisë, Tati Mendes: Akoma luftojmë!

Në stadiumin e Dortmundit kishte mbi 50 mijë tifozë të Kombëtares kuqezi, por nuk munguan edhe dy mbështetëset më të mëdha të trajnerit Silvinjo.
Vajza e tij Tati Mendes së bashku me nënën ndodheshin në “Signal Iduna Park” për të bërë tifo për brazilianin por edhe për Shqipërinë.
Tati ishte e shoqëruar edhe nga partneri i saj dhe të tre mbanin veshur fanellat e Kombëtares. Ajo ka publikuar disa foto me mbishkrim: Akoma luftojmë!
Huazuar nga StartNews.