FOTO/ Spektakël i Kravitz dhe invazioni i Wembley: ndërprerja e finales e selfie me Vinicius
Finalja e Champions League në Wembley ndërmjet Borussia Dortmund dhe Real Madrid u ndërpre pas vetëm 39 sekondash lojë. Invazioni i fushës ndaloi lojtarët në fushë dhe kapi të papërgatitur sigurinë. Katër persona u futen në fushë e një tifoz prej tyre shkoi të bënte një selfie me Vinicius Junior. Ndeshja u ndërpre për pak më shumë se dy minuta, më pas rifilloi, ndërsa stjuardët larguan pushtuesit e fushës.
Spektakli i finales së Champions League nisi përpara bilbilit të nisjes së ndeshjes. Në Wembley, përveç shfaqjeve fantastike të tifozëve të Borussia Dortmund dhe Real Madrid, të gjithë ishin dëshmitarë të performancës së jashtëzakonshme të Lenny Kravitz. Mënyra më e mirë për t’iu afruar ndeshjes më të rëndësishme të vitit.
Lexo më tej: Champions, një kurorë vendoset në Wembley: Real ‘Mbreti’ i turneut, përballë ‘armatës’ së Terzic
Orët para finales së Ligës së Kampionëve ishin festive në Londër ku tifozët e Borussia Dortmund dhe Real Madrid bënë një shfaqje me brohoritje, pankarta dhe… tatuazhe. Në stadium verdhezinjtë e Dortmund improvizuan ‘murin e verdhë’ edhe në Wembley, për ta bërë Borussia të ndihej si në shtëpi. Më pas në sektorin pas portës u ngrit edhe imazhi gjigant i kupës me Veshë të mëdhenj. Në krahun tjetër, Blancos kishin zbardhur me fanella sektorin e tyre me pankartën gjigante “Hasta la final, vamos Real”.
Huazuar nga Lapsi.al