Aktualitet dhe Lajme

Foto pa doreza me foshnjën prematurë, ministrja sllovake në shënjestër të kritikave

Share

Ministrja sllovake e Shëndetësisë, Zuzana Dolinkova u kritikua nga publiku për shkak se ajo nuk kishte veshur pajisje mjekësore mbrojtëse gjatë një vizite në një spital me foshnja të lindura para kohe.

Ajo ka pozuar e veshur me një fustan elegant dhe me bizhuteri duke mbajtur një foshnjë në krahë, dhe një sjellje e tillë e saj rrit rrezikun e infektimit të të porsalindurit, raportojnë mediat sllovake.

Fotoja e diskutueshme është bërë gjatë vizitës së saj në spitalin në Poprad këtë javë, raporton TASR.

Ministria e Shëndetësisë e Sllovakisë, duke iu përgjigjur kritikave, njoftoi se Dolinkova ka ndjekur udhëzimet e stafit të spitalit.

Megjithatë, ministria shtoi se shpreh keqardhjen që veprimet e Dolinkës kanë shkaktuar reagime të tilla pavarësisht se ajo ka ndjekur udhëzimet, duke pretenduar se ajo nuk do të kishte rrezikuar kurrë shëndetin e pacientëve.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button