Aktualitet dhe Lajme

FOTO/Nga 20 qershori, në qarkullim monedha e re 5 lekëshe – Pak ditë më parë u rishtyp edhe 10 lekëshi

Share

Duke filluar nga data 20 qershor 2024 do të hidhen në qarkullim monedhat metalike shqiptare me vlerë nominale 5 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2023.

Banka e Shqipërisë njofton se monedhat metalike do të kenë të njëjtën përbërje, pamje, përmasa dhe peshë me emetimin e fundit të kësaj prerjeje. Ndryshimi nga monedhat e mëparshme të së njëjtës prerje qëndron tek viti i emetimit i shtypur në trupin e monedhës metalike, i cili në monedhat e reja do të jetë “2023”.

Nga data 20 qershor 2024, monedhat metalike me vlerë nominale 5 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2023, do të përdoren si mjet pagese paralelisht me të gjitha monedhat metalike ekzistuese në qarkullim të kësaj prerjeje, emetime të viteve të mëparshme.

Pak ditë më parë u hodhën në qarkullim edhe monedhat metalike me vlerë nominale 10 lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2023.  Edhe në këtë rast, ndryshimi nga emetimi i fundit qëndron te viti i emetimit i shtypur në trupin e monedhës metalike, i cili në monedhat e reja është “2023”.


Huazuar nga StartNews.

Back to top button