Aktualitet dhe Lajme

Argita Malltezi: Pas non-gratës për familjen tonë qëndrojnë Rama, Basha dhe Soros

Share

Argita Malltezi e ftuar ne “Quo Vadis” në Vizion Plus, hodhi akuza të forta drejt SPAK, si institucion i kapur nga kryeministri Edi Rama.

Por për gazetarin Xhafo, pavarësisht dritëhijeve apo dyshimeve që çdokush mund të ketë ndaj SPAK, këtë herë pas vendimit për ish-kryeministrin qendron SHBA, pasi e ka shpallur gjithë familjen Berisha non-grata.

Lidhur me këtë qendrim, Malltezi deklaroi se nuk është absolutisht dakord, ndërsa këmbnguli se pas non-gratës qendron Rama, Soros dhe Lulzim Basha.

Pjesë nga biseda:

Xhafo: Nuk është Rama pas SPAK, është SHBA, ju ka shpallur familjarisht non-grata.

Malltezi: A ka një ndikim vendimi i non-gratës? Sigurisht. Vendimi ka filluar me korruptimin e Soros dhe Ramës.

Xhafo: Babai juaj më ka thënë që ka dorë dhe Lulzim Basha.

Malltezi: Sigurisht që ka. Edi Rama është edhe pas këtij vendimi të dizenjimit non-grata. Po e lëmë mënjanë vendimin në vetvete. A kanë rol amerikanët për shkak të vendimit non-grata? E marrim të mirëqenë se ata kanë rol, nuk kanë sjellë prova. Korrupsion sinjifikativ dhe krim i organizuar. Sali Berisha akuzohet se dhëndri i tij ka trashëguar prona nga gjyshi. Nuk kanë prova. Sigurisht që të gjithë kanë të drejtë t’i refuzojnë vizën Sali Berishës. Por problemi është se ai ëhstë vendim politik, dhe këto janë vendime drejtësie. Kujt i ka shërbyer ky vendim? Përfitues nuk është Edi Rama thjeshtë sepse ndodhi, ai e paralajmëroi një vit para se ta shpallte Amerika. Por çfarë bën Dumani dhe drejtësia e kapur, jo thjeshtë në këtë dosje. E kontrollon Edi Rama.

Xhafo: Nuk është Rama mbas rastit tuaj.

Malltezi: Jo nuk jam dakord. Jashtë është e pakonceptueshme, është dërguar letra, dhe pyetja që kanë bërë disa deputetë të Afrikës është se a nuk i keni ju tre komponentët e shtetit ligjor. Altin Dumani, SPAK dhe GJKKO i shërbejnë Ramës. Si? Duke mbyllur liderin eopozitës në burg, duke amnistuar krerët e dosjes metamorfoza, pasi të gjithë u arratisën nga vendi. I shërbejnë Ramës duke i shkuar mbas fijes.


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button