Aktualitet dhe Lajme

FOTO/ Ndarja e Xhensilës dhe Besit, shoku i ngushtë i aktorit “plas” bombën: Ke shpëtuar vlla, të pata thënë…

Share

Një nga ngjarjet që ka qenë në qendër të vëmendjes përgjatë kohëve të fundit, është ndarja e këngëtares Xhensila Myrtezaj dhe aktorit të humorit Bes Kallaku.

Disa ditë më parë, aktori publikoi prohektin e tij muzikor më të ri “Mosmirënjohja” me një tekst të shkruajtur nga vetë ai të cilin e konsideroi “tekst shpirti”.

Dhe pse komentet lidhur me ndarjen e ish-çiftit kanë qenë të shumta, kësaj radhe zjarrit i ka fryrë edhe miku i ngushtë i aktorit, biznesmeni Kristian Boci.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të “Instagram-it”, ai ka postuar një foto ku duket që po sheh videoklipin e këngë ‘Mosmirënjohja’ të Besit dhe Eli Malaj, këngë e cila duket se i dedikohet totalisht ndarjes së çifitit.


“Më vjen keq vëllai im po më beso ke shpëtuar njëherë e mirë nga qoftë largu. Të pata thënë brother Bes Kallaku”,-shkruan ai.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button