Aktualitet dhe Lajme
FOTO e viktimës/Itali, vritet shqiptari dhe plagosen 3 të tjerë! Si nisi sherri jashtë lokalit
Një shqiptar ka humbur jetën dhe 3 të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Frosinones të Italisë.
Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 18:00 përgjatë rrugës qendrore të Frosinones, ku pranë një lokali, shqiptarët nisën të debatonin për arsye që ende nuk janë të ditur
Papritur njëri prej tyre nxjerr armën dhe fillon të qëllojë duke vrarë njërin prej tyre dhe duke lënë të plagosur 3 persona të tjerë. Viktima mësohet se ka marrë një plumb në qafë dhe për shkak të plagës së rëndë nuk ka arritur të mbijetojë pavarësisht ndihmës mjekësore që iu dha.
Hetuesit nga Skuadra Fluturuese e stacionit të policisë Frosinone ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Huazuar nga StartNews.