Aktualitet dhe Lajme

Florian Wirtz shpallet lojtari i sezonit në Bundesligë

Share

Florian Wirtz është shpallur lojtari i sezonit në Bundesligë. Ky vlerësim nga Bundesliga gjermane vjen pas një edicionit ku Leverkusen ia doli ta fitojë titullin e parë në histori të klubit.

Wirtz ka qenë një futbollist kyç në suksesin e skuadrës së drejtuar nga Xabi Alonso, duke shënuar tetëmbëdhjetë gola në dyzet e shtatë ndeshje.

Përveç këtij suksesi, ai është përfshirë edhe në skuadrën paraprake të Gjermanisë për Kampionatin Evropian 2024.

Leverkusen është bërë skuadra e parë që përfundon një sezon të Bundesligës pa humbje.

Kjo arritje e jashtëzakonshme është pjesë e një serie mbresëlënëse prej pesëdhjetë e një ndeshjesh të pamposhtur në të gjitha garat.

Skuadra është ende në garë për dy tituj të tjerë: finalen e Europa League dhe atë të Kupës së Gjermanisë.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button