Aktualitet dhe Lajme

Breshëri plumbash mes dy makinave, Martinaj: Keni 500 mijë euro paradhënie për kokën e Durim e Valter Bamit

Share

Një shifër prej 500 mijë euro është ofruar paradhënie për të vrarë fillimisht Durim Bamin dhe më pas pagesa do të rritej sërish, për të  edhe vrarë vëllain e tij, Valterin.

Nga të dhëna jo zyrtare, në bisedat ‘Sky’ vihet re një nxitim i Ervis Martinaj për të hequr Durim Bamin nga qarkullimi, pasi e konsideronte vërtet problem serioz, dhe kërcënim.

Teksa skuadra prej më shumë se 16 persona dështon në iniciativën e parë për të vrarë, Durim Bamin në Sarandë dhe Shkozet, në muajin nëntor 2020, Ervis Martinaj, kërkon ta zgjidhë përfundimisht punën e Durim Bamit, duke aktivizuar Mariglen Hakën, dhe gjuajtësat me pagesë, Tori Xheçukën, Albert Zajën dhe Florenc Këlmendin.

Mirëpo edhe pse grupi arrinte të lokalizonte Durim Bamin, sërish ky i fundit arrinte ti rrëshqiste si ngjalë, duke mos u goditur nga kundërshtarët dhe vështirësuar akoma dhe më tepër punët Ervis Martinaj, Shullazit, Marklen Hakës dhe Arben Ndokës./shqiptarja.com


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button